Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot fillon ciklin e vizitave nëpër komunat e Kosovës, me këtë rast do të qëndrojë në Gjilan, ku do të merr pjesë në disa aktivitete.
Sipas njoftimit nga Presidenca, në orën 13:45, presidentja Osmani do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ndërsa, në orën 14:25, do të merr pjesë në përurimin e pjerrinave, në shkollën fillore “Nazmi Hoxha”, projekt i UNICEF-it, pastaj do të ketë takime me OJQ dhe do t’i vizitojë disa biznese, thuhet në njoftim. /2LONLINE/