Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur në zyrën e saj reprezentuesin e Gjermanisë, Shkodran Mustafin. Ky i fundit, i cili fitoi Kupën e Botës, i ka dhuruar Presidentes fanellën e skuadrës gjermane. Mbrojtësi i Sampdorias po qëndron në Kosovë, derisa do të ketë edhe takime me drejtues të institucioneve të ndryshme.