Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për Jordani, me ftesë të Mbretit të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein.
Gjatë qëndrimit në Aman, presidenti Thaçi do të zhvillojë një takim bilateral me Abdullah II bin Al-Hussein , me të cilin do të bashkëbisedojnë për mundësinë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Në këtë takim përveç temave politike, do të diskutohet për mundësinë e rritjes së shkëmbimit tregtar, të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kulturës. Një temë e veçantë do të jetë edhe kordinimi i dy shteteve në luftimin e terrorizmit.
Presidenti Thaçi, po ashtu do të merr pjesë edhe në Forumin Ekonomik Botëror për Lindje të Mesme dhe Afrikë të Veriut, që këtë vit organizohet nga Mbretëria Hashemite e Jordanisë.