Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur një delegacion të senatorëve dhe kongresistëve amerikanë të udhëhequr nga senatori Jim Inhofe.
Presidenti Thaçi falënderoi senatorët dhe kongresistët amerikanë për kontributin e tyre në procesin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“Vizita e juaj pikërisht në 11 vjetorin e pavarësisë është dëshmia më e mirë e marrëdhënieve tona të shenjta ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së”, ka thënë presidenti Thaçi.
Në anën tjetër, senatori republikan Jim Inhofe e ka uruar presidentin Thaçi dhe popullin e Kosovës për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
“Jam i nderuar që udhëheq delegacionin e Kongresit Amerikan në Kosovë. Kosova është një partner i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe për NATO-n, pasi që punojmë së bashku në ndalimin e rritjes së agresionit rus në rajon”, ka thënë senatori Inhofe.
Presidenti Thaçi shtoi se Kosova gjatë tërë rrugëtimit të saj e ka pasur përkrahjen e parezervë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.