• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Thaçi: Ushtarët, sportistët dhe artistët, krenaria e 11 Vjetorit të Pavarësisë

Redaksia 2LONLINE 17 Shkurt, 2019 4 min
 Thaçi: Ushtarët, sportistët dhe artistët, krenaria e 11 Vjetorit të Pavarësisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i është drejtuar qytetarëve para parakalimit të Ushtrisë së Kosovës për 11 Vjetorin e Pavarësisë.

“Ju ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës jeni krenaria jonë. Ju jeni dëshmia më e mirë e suksesit të shtetit tonë, e përparimit tonë. Vetëm 11 vjet më parë kemi filluar së bashku rrugën e konsolidimit të republikës së pavarur të Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit ka thënë se e mirëpresim ditën kur ushtarët e Kosovës, së bashku me ushtarët e rajonit, do të shërbejnë për të ndërtuar paqen në çdo kënd të planetit.

“Paqen ia kemi obligim gjeneratave të reja që do të vijnë. Por, e kemi obligim edhe t’ua mësojmë të kaluarën tonë, sakrificat që kemi bërë për të fituar lirinë dhe pavarësinë tonë. Rrugëtimi ynë për ndërtimin e shtetit ka kërkuar edhe mençuri, durim e urti. Ka kërkuar që të dimë se kur duhet të marrim vendime strategjike dhe kur duhet të bëjmë kompromise. Por, çdo herë kemi mbajtur sytë te aspirata jonë kryesore. Te liria dhe pavarësia. Te shteti i Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se këtë vit duhet të marrim edhe një vendim tjetër strategjik për të ardhmen e vendit tonë.

“Duhet të arrijmë marrëveshje paqësore, gjithëpërfshirëse, të përhershme me Serbinë, që siguron njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB, NATO dhe BE. Jo për të harruar të kaluarën, por për të mos lejuar që të përsëriten vuajtjet dhe tragjeditë e kaluara. Për këtë vendim na kërkohet përsëri mençuri, urti dhe unitet”, pohoi presidenti Thaçi.

Para qytetarëve dhe mysafirëve ndërkombëtarë, presidenti Thaçi ka thënë se në rrugëtimin tonë të suksesshëm për shtetësi është edhe një faktor tjetër i pazëvendësueshëm.

“Ky është partneriteti ynë me bashkësinë ndërkombëtare, në radhë të parë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe me Bashkimin Evropian, me shtetet e Evropës, me NATO-n”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se sa herë kemi qenë të bashkuar në Kosovë dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në dhe BE-në, kemi dalë fitimtarë.

“Edhe nëse vendimet janë dukur të vështira e të rënda në fillim, historia ka treguar se kanë qenë vendimet më të mira dhe më të duhura për kohën dhe rrethanat”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit ka shtuar se për Kosovën mbetet thelbësore që të ruajë dhe të kultivojë partneritetin me aleatët tanë.

Ai ka theksuar se sukseset e Kosovës, ndërtimi i ushtrisë, ndërtimi i shtetit, janë suksesi ynë i përbashkët.

“Në këtë datë përkujtojmë me respektin më të thellë të gjithë ata që kanë sakrifikuar çdo gjë që kishin për këtë liri dhe për këtë shtet. Kujtojmë çdo dëshmor, çdo luftëtar, çdo të burgosur, çdo refugjat, çdo aktivist, çdo punëtor humanitar, çdo gazetar, secilin mësues, çdo punëtor, që kanë bërë çdo gjë që kishin në dorë për të fituar lirinë dhe për të ndërtuar shtetin. Duke nderuar të kaluarën, shikojmë kah e ardhmja”, ka thënë presidenti Thaçi.

Përkushtimi dhe profesionalizmi i ushtarëve të FSK-së, sukseset e shkencëtarëve, sportistëve dhe artistëve të Kosovës, presidenti Thaçi ka thënë se janë frymëzim për të gjithë ne.

“Janë motiv për ne. Janë konfirmim se kemi punuar mirë dhe drejtë. Janë dëshmi se jemi në rrugën e duhur. Por, janë edhe obligim që të punojmë edhe më shumë”, ka thënë ai.

Duke i uruar të gjithë qytetarët për 11 Vjetorin e Pavarësisë, presidenti Thaçi ka thënë se të bashkuar do të realizojmë çdo aspiratë të popullit tonë.

Etiketa:11 Vjetorin e Pavarësisë. Hashim Thaçi nacionale Presidenti i Republikës së Kosovës ushtria ushtrisë së Kosovës
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

SC Gjilani – FK Liepaja: Klubi gjilanas ka hapur procesin e akreditimit

3 Korrik, 2022
Sport

Kamenica, vendin e dytë në turnirin e organizuar nga Asociacioni i Komunave

3 Korrik, 2022
Info+

Në komunën e Vitisë ka filluar fushata e korrje –shirjeve të drithërave

3 Korrik, 2022
Gjilan

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të dhunës

3 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

MAShTI publikoi rezultatet e Testit të Arritshmërisë – arritshmëria mesatare 50.75 përqind

23 Qershor, 2022

Haradinaj: Ushtria dhe siguria e vendit na bashkojnë!

31 Dhjetor, 2021

Xhabir Hamiti ambasadori i ri i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, dorëzon letrat kredenciale

18 Dhjetor, 2021

REAGIM: Kriza energjetike është në radhë të parë krizë e vendimmarrjes dhe politikave të munguara!

17 Dhjetor, 2021

Fjalimi i Presidentes Vjosa Osmani në Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës

27 Nëntor, 2021

Kryeministri Kurti uron Ditën e Forcës: Ushtria është detyra dhe projekti ynë madhor

27 Nëntor, 2021

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com