Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka ngushëlluar familjen Musliu pas lajmit për vdekjen e veprimtarit Jonuz Musliu.
Me dhembje mora lajmin për vdekjen veprimtarit të shquar Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Jonuz Musliu dha një kontribut të vazhdueshëm për avancimin e të drejtave politike dhe kombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Jonuz Musliu po ashtu dha kontribut në procesin e çlirimit të Kosovës.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Musliu. HTH