Homazhe pranë arkivolit të zëvendësministrit Arian Dacit ka bërë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti ka ngushëlluar babanë e zëvendësministrit të ndjerë, akademik Nexhat Dacin.
Më pas, Thaçi është nënshkruar në librin e zisë.
“Me pikëllim të madh kam pranuar lajmin për vdekjen tragjike të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, djalit të kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe mikut tim, Nexhat Daci. Në këto momente shumë të rënda, si President dhe mik i familjes, në emrin tim dhe qytetarëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryetarit Daci dhe familjes së tij”, ka shkruar Presidenti Thaci.