Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përkujtuar heroin Agim Ramadani në 21-vjetorin e rënies së tij. Sipas tij, Agim Ramadani ka qenë një prej strategëve më të mirë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Teksti i plotë:
Sot, 21 vjet pas rënies heroike, me respekt të thellë e kujtojmë Agim Ramadanin, njërin prej strategëve më të mirë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Katana” dhe bashkëluftëtarët e tij me vullnet të pathyeshëm dhe trimëri të rrallë luftuan përballë ushtrisë serbe dhe thyen kufirin shqiptaro-shqiptar.
Falë sakrificës së djemve dhe vajzave më të mira të vendit tonë, të burrave dhe grave, të martirëve dhe gjithë rezistencës qytetare, sot Kosova është shtet i lirë, sovran dhe demokratik. HTH