Kuvendimi i djeshëm i Presidentit me deputetët ka treguar nivel të ulët intelektual të Hashim Thaçit. Sikur këtë mënyrë të kuvendimit Hashim Thaçi ta bënte në një odë të Drenicës pa qenë president, dhe në kushtet kur Drenica ishe e konsoliduar, me siguri se pleqnarët e urtë drenicak do të shpreheshin: “hapne derën”.
Shkruan: Fadil Kajtazi
Niveli i performancës së shprehjes intelektuale të Presidentit, do të ishte më pakë i rëndësishëm, sikur ai gjatë paraqitjes së djeshme të mos paraqiste edhe simptoma që lënë për të dyshuar në shëndetin e tij.
Gjatë gjithë kokës ai nuk ishte president: së pari, fyente me gjuhë primitive deputetët që janë përfaqësues të popullit, që janë burim i mandatit të tij,
Së dyti, Ai gjatë gjithë kohës ishte në një gjendje dëliri, kishte shprehje të pa kontrolluara, gjestikulacione të pa koordinuara, ishte i tensionuar, paraqiste mostolerancë dhe shprehte urrejtje ndaj deputetëve.
Të gjitha këto veprime, atij i dilnin jo nga ndonjë arsye e pastër, por nga instinkti, që flet për një gjendje jo të mirë shpirtërore dhe nuk përkojnë me sjelljet e një presidenti të një republike demokratike.
Ai gjatë gjithë kohës linte përshtypjen e një diktatori, i cili në kushte të tjera, do t’i ekzekutonte në vend deputetët që mendonin ndryshe nga ai.
Kjo mënyrë e komunikimit dhe sjelljes, Presidentit ia heq rolin kushtetues të “unitetit të popullit”.
Prandaj, deputetët e Kuvendit të Republikës është mirë të kërkojnë ekspertizë profesionale për të vepruar në përputhje me Kushtetutën, respektivisht për ta aktivizuar Nenin 91, pika 3, e cila specifikon shkarkimin e Presidentit kur ai “…nuk është i aftë të ushtrojë përgjegjësitë e tij për shkak të sëmundjes së rëndë…”.
Përndryshe, nëse Presidenti Hashim Thaçi gëzon shëndet të plotë dhe shprehët me gjuhë banale para qytetarëve dhe një Komisioni të Kuvendit, fyen deputetët, duke ju vendosur atribute dhe nofka të emrave që personifikojnë partizanët komunist, si terrorizuesit më të mëdhenj të Drenicës dhe shqiptarëve të Kosovës në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, ai është turpi më i madh i këtij vendi dhe i partisë që e mbështetë -PDK!