President i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka takuar ekipin e trofeshëm të xhudos së Kosovës me në krye trajnerin, Driton Kuka.
Meta ka bërë një postim në Facebook, ku ka shkruar për kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi, por edhe për xhudon kosovare në përgjithësi, e cila sipas tij po ua zbardh fytyrën shqiptarëve gjithandej globit me sukseset e saj.
Meta është takuar me ekipin e xhudos në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.
“Me krenarinë e sportit shqiptar, kampionen e botës, Majlinda Kelmendi dhe ekipin e xhudos së Kosovës, kaluam momente shumë pozitive në çarshinë e Sarajevës. Përherë kënaqësi të takohem me këta ambasadorë të shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar kudo në botë”, ka shkruar Meta, duke e postuar po ashtu flamurin kombëtar shqiptar dhe atë të Kosovës, por edhe një figurë me shqiponjën dykrenore, simbol i shqiptarëve”, ka shkruar Meta.