• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Shkolla e artit pamor me ceremoni të diplomimit

Redaksia 2LONLINE 10 Korrik, 2019 3 min
 Shkolla e artit pamor me ceremoni të diplomimit

Sot në Shkollën e artit pamor “Adem Kastrati”, në Gjilan, për herë të parë, është organizuar ceremonia e diplomimit të maturantëve të kësaj shkolle.

Nazim Gagica, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit, ka vlerësuar lartë punën e drejtorisë së shkollës për organizimin e kësaj ceremonie, e cila, sipas tij, referuar shembullit të shkollës sonë, nga viti i ardhshëm, mund të bëhet praktikë për të gjitha shkollat e mesme të komunës.

“Kjo ceremoni e diplomimit, është fryt edhe i punës suaj, të dashur nxënës, të cilën punë ju do ta vazhdoni edhe më tutje, duke arritur suksese të tjera në fushën për të cilën keni mësuar gjatë këtyre tri viteve të shkollimit”, ka shtuar Gagica.

Ndërsa Shpresa Kurteshi-Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ka përcjellë përshëndetje për nxënësit e diplomuar edhe nga kryetari i komunës, Lutfi Haziri.

“Kështu me këtë veshje uroj t’ju shohim edhe në raste të tjera. Arritjet tuaja janë krenari për secilin prej nesh pasi, jo pa qëllim, thuhet se ju të rinjtë jeni e ardhmja e këtij vendit”, ka shtuar ajo.

Para, nxënësve, profesorëve, prindërve dhe të pranishmëve të tjerë, ka folur edhe Roland Masurica, drejtor i shkollës së Artit pamor “Adem Kastrati”.

Ai ka falënderuar të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit për punën që kanë bërë gjatë këtyre viteve si dhe për angazhimin e tyre në organizimin e kësaj ceremonie, e cila është konkretizim edhe i arritjeve që kanë shënuar këta nxënës gjatë shkollimit të tyre këtu.

“Këta nxënës tani do të mund të vazhdojnë studimet me një bazë të fuqishme që kanë marrë këtu, mësim ky që do të jetë i rëndësishëm për ta”, ka thënë ai duke u uruar suksese edhe në vazhdim.

Në fund të gjithë nxënësve që kanë mbaruar klasën e XII-të u janë ndarë diplomat dhe është bërë një fotografi e përbashkët me ta.

Etiketa:Adem Kastrati aktuale ceremonia e diplomimit Gjilan shkollën e artit pamor
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Kryeministri Kurti: Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e

2 Korrik, 2022
Sport

Ja me cilët lojtarë SC Gjilani përmbylli bashkëpunimin

2 Korrik, 2022
Politikë

LDK: Pushteti i VV-së po i realizon premtimet për militantët e tyre

2 Korrik, 2022
Nacionale

Kryeministri Kurti bisedoi për procesin e vetingut me udhëheqësit e subjekteve politike

2 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Kryeministri Kurti: Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e meriton, me dinjitet dhe me krenari

2 Korrik, 2022

LDK: Pushteti i VV-së po i realizon premtimet për militantët e tyre në arsim, për çfarë depolitizimi na ka folur kryetari i Komunës në fushatë?!

2 Korrik, 2022

Eco-Higjiena shënon dhjetëvjetorin e punës: Punuam si ekip arritëm suksese

2 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për sot

2 Korrik, 2022

Novobërdë: Del nga shtëpia dhe nuk kthehet më

2 Korrik, 2022

Ka ndërruar jetë zyrtari komunal, Bilall Dauti

2 Korrik, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com