Të mërkurën, presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, viziton Gjilanin.
Në ora 13:00, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të qëndrojnë në familjen Abazi për vizitë ngushëlluese, transmeton 2LONLINE.com.
Ndërkaq, në ora 13:15, kryetari Lutfi Haziri pret në takim në zyrën e tij presidentin Meta dhe kryeministrin Haradinaj, e më pas do të ketë prononcim për media, njofton Zyra për informim e Komunës së Gjilanit.