Forma e mirë e Vedat Muriqit në Turqi ka zgjuar interesim nga shumë skuadra evropiane.
Megjithatë zërat e shumtë për largimin e Muriqit nga Rizespori e kanë shtyrë presidentin e këtij klubi Hasan Kartel të reagoj. “Vedat Muriqi është djali ynë. As Fenerbahçe e asnjë skuadër tjetër nuk ka ofertuar për të” ka thënë Kartal.
Vlera e 24 vjeçarit në treg ka arritur në 9 milionë euro. Muriqi këtë edicion ka shënuar 15 gola dhe 7 asistime në Superligën e Turqisë.