Me largimin e drejtorit sportiv te Drita, Fisnik Kërçeli tashmë frenat e klubit në aspektin sportiv i ka marrë vetë presidenti i klubit, Valon Murseli, i cili njëherit është duke punuar intensivisht për transferimet e reja në klubin ‘bardhekaltër’.
Së fundmi, presidenti i klubit gjilanas është takuar me drejtorin sportiv të Skënderbeut dhe agjentin e njohur të futbollistëve Haris Fakic në Gjilan gjatë kësaj jave.
Temë diskutime ishte transferimi i disa futbollistëve që kanë bagazh të madh te skuadra e Dritës.
Akoma nuk ka ndonjë gjë të konfirmuar, nëse Fakic do të jetë pjesë e Dritës në pozitë të Drejtorit Sportiv apo ky takim ishte vetëm ‘sezonal’.
Kujtojmë se kjo pozitë është një nga më të rëndësishmet e një klubi, pasi ndërton trungun e skuadrës dhe përbërjen e futbollistëve, të cilët janë elementi kryesorë për sukseset e klubit.