Në 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, ka vizituar dhe ju është adresuar me një fjalim pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Në shoqërim të Komandantit të FSK-së gjneralllejtënant Rrahman Rama, Presidenti Thaqi vuri kurorë me lule pranë lapidarit të dëshmorëve të UÇK-së.
Para ushtarëve, nënoficerëve, oficerëve dhe gjeneralëve të FSK-së, Presidenti Thaçi theksoi se: “Pjesëtarët e FSK-së janë dhe do të mbetën krenaria më e madhe e vendit. Është nder dhe privilegj të jem në mesin tuaj, në këtë ditë të madhe historike dhe të bekuar, për të ardhur deri në këtë ditë që Kosova të ketë ushtrinë e vet, u deshtë shumë mund e luftë, përpjeke e durim dhe përgatitje sistematike. Ushtria e Kosovës u rrit së bashku me vitet e lirisë, pavarësisë dhe zhvillimit të saj. Ushtar të nderuar bazamenti i ushtrisë së Kosovës është gjaku derdhur për liri. Ushtria e Kosovës është shembulli më i mirë i bashkëpunimit me shtetet mike të cilat na u gjenden afër në momentet më kritike të historisë sonë. Qytetarët dhe shteti ynë krenohemi me ju, andaj me plot meritë jeni institucioni që gëzoni respekt të gjerë në vend, ju jeni një ushtri e re, por moderne”.