Presidenti i Turiqsë, Recep Tayyip Erdoğan ka organizuar pritje shtetërore për nder të vizitës zyrtare të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu.
Në këtë ceremoni, Presidentja Osmani ka ndarë medaljen presidenciale ushtarake për Forcat e Armatosura të Turqisë, e cila i është dorëzuar Ministrit të Mbrojtjes Hulusi Akar.
“Roli i Forcave të Armatosura të Turqisë gjatë intervenimit të NATO-s në vitin 1999, në shërbimin e tyre në KFOR përgjatë 23 viteve si dhe në ndihmën e bashkëpunimin bilateral në raport me FSK-në, është i jashtëzakonisht i rëndësishëm”, ka thënë Presidentja Osmani.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
E falenderoj Presidentin Erdogan për pritjen shtetërore të organizuar për nder të vizitës sonë zyrtare, ku morën pjesë përfaqësuesit më të lartë shtetëror. Në këtë ceremoni, kam ndarë medaljen presidenciale ushtarake për Forcat e Armatosura të Turqisë, e cila i është dorëzuar Ministrit të Mbrojtjes Hulusi Akar. Roli i Forcave të Armatosura të Turqisë gjatë intervenimit të NATO-s në vitin 1999, në shërbimin e tyre në KFOR përgjatë 23 viteve si dhe në ndihmën e bashkëpunimin bilateral në raport me FSK-në, është i jashtëzakonisht i rëndësishëm.
Përgjatë vizitës zyrtare në Turqi, kemi nënshkruar edhe tri marrëveshje ndër-shtetërore, të cilat u nënshkruan nga Zëvendëskryeministrja Gërvalla si dhe ministrat e linjës nga Republika e Turqisë. Një takim shumë produktiv kishim edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavusoglu, me të cilin diskutuam për një sërë çështjesh të bashkëpunimit dypalësh në fushën e politikës së jashtme. /2LONLINE/