DYLON

Presidenti i Sport Club Gjilani ka ofruar 50,000 euro për Fondin e Sigurisë

Presidenti i Sport Club Gjilani ka ofruar 50,000 euro për Fondin e Sigurisë
Avatar photo Redaksia

“Presidenti i Sport Club Gjilani, Florim Zuka, i cili njëherit është edhe pronar i kompanisë “Tali Shpk” ka ofruar 50,000 euro për Fondin e Sigurisë të hapur nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, njofton klubi përmes një komunikate zyrtare.

Sipas këtij njoftimi,  Fondi i Sigurisë është i domosdoshëm për vendin, ndaj kërkesës për donacion i është bashkangjitur edhe presidenti Zuka.

EkoHigjiena

“Duke e parë sa e rëndësishme është siguria, kam vendosur që ta jap donacion këtë shifër e cila mund të jetë simbolike, por shumë e domosdoshme për Fondin e FSK-së”, deklaroi presidenti Zuka.

Njëherit Sport Club Gjilani mbështet dhe përkrah çdo nismë të tillë, e cila është në shërbim të interesave dhe sigurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës, thuhet në fund të komunikatës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.