Serbia dhe Maqedonia kanë nënshkruar marrëveshjen në Beograd me të cilën mundësohet vendosja e stacionit të përbashkët në Tabanoc, me të cilën shkurtohet udhëtimi me tren dhe procedurat doganore në kufi ndërmjet dy shteteve.
Vendosja e stacionit të përbashkët “one stop shop” për të dy shtetet do të shkurtoj rrugën me tren për rreth 30 minuta, njofton ministria e infrastrukturës dhe komunikacionit.
Siç thuhet në njoftim, do të përshpejtohet edhe doganimi i mallrave pasi trenat do të ndalen vetëm njëherë.
Në vend të dy doganave, në Preshevë dhe Tabanoc, është paraparë që të vendoset vetëm një, edhe atë në terrotiron Maqedon ku do të vendosen të gjitha shërbimet doganore të dy shteteve.
http://titulli.com/index.php?m=post&s=30035