Zyrtarët policorë të Serbisë nga qendra Regjionale në drejtim të Maqedonisë, herët në mëngjes, kanë kryer një kontrollim të veturës “Opel Astra” me targa të Greqisë në pikën kufitare në Preshevë. Nën ulësen e pasme dhe gepekun e makinës të cilin e ngiste shtetasi grek A.P. (1974), janë zbuluar mbi 56 kilogramë marihuan, në 82 paketa, njofton përmes një kumtese policia nga Vranja, transmeton Titulli.
Me urdhër të Prokurorisë së lartë, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë pasi që dyshohet se ka kryer vepër penale, prodhim dhe shitje të palejuar të narkotikëve.
http://www.titulli.com/presheve-policia-zbulon-56-kilograme-droge-foto/