Policia serbe ka organizuar një aksion të madh të konfiskimit të librave shqip në shkollën fillore të fshatit Raincë në komunën e Preshevës. Aksionin e ka konfirmuar për KTV-në, kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa. “Kanë ardhur forca të shumta policore dhe kanë hyrë nëpër klasë për të konfiskuar librat shqip, duke përfshirë Abetaren mbarëkombëtare. Kjo është e palejueshme, skajshmërisht e kundërshtueshme, që ky tmerr të ndodhë për ne. Ne nuk mësojnë dot cirilikë, më parë do të mësonim anglisht ose gjermanisht”, ka thënë në një deklaratë për KTV-në, Ragmi Mustafa.
Ai i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi që të flasë me Daçiqin dhe të ndalojë aksione të tilla, sepse ne nuk mund të paguajmë dhe të ndalojmë aksione të tilla, sepse ne nuk mund të paguajmë çmimin për pavarësinë e Kosovës./koha.net/