Në sallën e kuvendit komunal të Preshevës është organizuar manifestimi “Kultura na bashkon” në theks të veçantë Tribuna dhe ora letrare për poetin Qerim Arifi. Manifestimin e shpalli të hapur me një fjalim kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” në Preshevë, shkrimtari Bilall Maliqi, ndërsa tribunën e udhëhoqi Dionesa Ebibi, ndërsa orën e madhe letrare poeti Arsim Halili.
Për veprimtarinë poetike të Qerim Arifit foli poeti, kritiku letrar dhe studiuesi i njohur Prof. dr. Nehas Sopaj, i cili i çmoi lart shkrimet e tij poetike.
Folën dhe evokuan kujtime edhe Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTTK-së me seli në Preshevë, Demush Berisha, Demir Behluli, Nehat Ramizi, Rexhep Abazi, Prof. dr. Avni Presheva, Xhemaludin Rexhepi, Hysen Ibrahimi etj.
Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” e nderoi pas vdekjes me mirënjohje anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” Qerim Arifin, ku kryetari i Shoqatës ia dorëzoi djalit të Qerim Arifit, Dritëro Arifi.
Gjithashtu gjatë këtij manifestimi përkujtimorë letrar u zhvillua edhe ora letrare “Qerim Arifi”, ku lexuan mbi 35 poetë nga vise të ndryshme shqiptare, pati edhe dy poetë nga Vranja.
Organizatorët ndanë edhe katër çmime: Çmimi i parë “Qerim Arifi” iu nda poetes Zejnepe Alili-Rexhepi, çmimi i dytë “Qerim Arifi” , poetit nga Vraja Zikica Dimitrijeviç, çmimi i tretë ‘Qerim Arifi” poetit Hyqmet Hasko dhe çmimi special iu nda poetit Riza Greiçevci.
http://titulli.com/index.php?m=post&s=3706