Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së organizon Akadami Përkujtimore me rastin e 15 vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të atdheut. Sipas njoftimit të organizatës së UÇPMB-së më 13 Maj me fillim nga ora 10:00, mbahen homazhe te vendi i rënies së dëshmorëve, tek Penda dhe tek Mlini në fshatin Rahovicë, si dhe tek varrezat e Dëshmorëve.
Kurse më 14 Maj me fillim nga ora 18:00 në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” mbahet Akademi Përkujtimore në nder të dëshmorëve të “Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”.
Me kët rast OVL e UÇPMB-së i fton të gjithë familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës t’i bashkangjiten, dhe t’i përkujtojnë së bashku ata që dhanë më të shtrenjtën e tyre për lirinë tonë.