Rezultatet përfundimtare për zgjedhjet lokale në komunën e Preshevës ende nuk janë publikuar për shkak të ankesës që ka dhënë “Lista e përbashkët serbe” në vendvotimin numër 11 në stacionin hekurudhor të Preshevës.
Kryetari i KQZ në komunën e Preshevës Zeqirja Miftari ka thënë se lista serbe menjëherë pas zgjedhjeve është ankuar në lidhje me vend votimin numër 11 që gjendet në stacionin hekurudhor të Preshevës, pasi njëri nga kandidatët e listës zgjedhore në të njejtën kohë në njërën nga partitë parlamentare ka qenë i vendosur edhe për antarë të këshillit zgjedhor. Këtë ankesë Komisioni zgjedhor republikan e ka refuzuar.
“I kemi dërguar KQZ dokumetacionin e plotë në lidhje me këtë ankesë dhe ata iu janë përgjigjur negativisht. Lista serbe ka pasë të drejtë ankese dhe ata këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar, janë ankuar në gjyq dhe tani presim vendimin e gjyqit” ka thënë Miftari i cili ka thënë se gjyqi do të vendos se a do të përsëriten zgjedhjet në këtë vend votim ose do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.