Nga Arsim Halili
(2L ONLINE) – Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks“ Preshevë, bëri një organizim të përmasave kombëtare të shtunën më 13 shtator 2014. I pari i këtij formati, fatkeqësisht kushtet më parë nuk e kishin lejuar të realizohej një gjë e tillë më parë.
SHSHS “Feniks “ Preshevë e fitoi një projekt financiar nga Ministria e kulturës së Serbisë, kohë më parë, gjë për të cilin u bë realitet falë organizmit të këshillit organizativ në krye me kryetarin e Shoqatës së shkrimtarëve “Feniks “ Bilall Maliqi, që të paktën të bashkohen në këtë pjesë të autoktonisë shqiptare, poet nga gjithë hapësira shqiptare, madje në këtë manifestim pa dallime politike dhe nacionale prezantuan edhe dy poet serb nga Lidhja e shkrimtarëve të Vranjës, kështu që me te drejt edhe motoja e gjithë manifestimit ishte“ Kultura na bashkon“
Para se të fillonte aktiviteti letrar Kryetari i komunës Ragmi Mustafa bëri një pritje ekskluzive për poetët pjesëmarrës në këtë manifestim, duke ju drejtuar me një fjalë përshëndetje, natyrisht duke e paraqitur edhe gjendjen momentale ekonomike, kulturore, sociale, të sigurisë etj, në këto vendbanime. Në ora 13: 00,fillon Manifestimi letrar” Kultura na bashkon” kushtuar poetit Qerim Arifit, ishte konceptuar në dy pjesë: Tribunë kushtuar poetit të ndjerë Qerim Arifit me tema diskutimi për të ndriçuar figurën dhe veprimtarinë e tij, u paraqit studiuesi Prof. Dr. Nehas Sopaj, për çka edhe na dha shumë informacione lidhur me penën e poetit preshevar.
Evokime për Qerim Arifin, paraqitën me theks të veçantë shokët e gjeneratës dhe ish nxënësit e tij si: Prof Xhemaludin Salihu,Kryetar i Shoqatës për ruajtjen e trashëgimisë dhe veprimtarive krijuese, Prof. Ismet Bajrami , poet, dhe prof Xhemaludin Rexhepi, të gjithë theksuan se poeti Qerim Arifi përkundër shëndetit të tij jo të mirë, megjithatë ishte këmbëngulës në punët e tij profesionale dhe krijuese. Shoqata e shkrimtarëve e ndau një mirënjohje, gjegjësisht anëtar nderi të SHSH “ Feniks “ Preshevë post mortum Qerim Arifin. Atë e pranoi djali i tij Driton Arifi dhe vajza Arbëresha Arifi – Teli.
Ndërsa kryetari i Këshillit kombëtar shqiptar z. Galip Beqiri ndau mirënjohje në shenjë respekti për bashkëpunim Shoqatës së shkrimtarëve “ Feniks “ Preshevë ku mirënjohjen e pranoi Bilall Maliqi, si dhe tjetra iu nda Shoqatës për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe veprimtarive krijuese Prof Xhemaludin Salihut.
Në pjesën e dytë të këtij manifestimi poetët e ardhur nga vende të ndryshme e që ishin mbi tridhjetë poet të cilët u paraqitën me deklamimet e tyre para të pranishmëve nga Shqipëria deklamuan poezi: Namik Selmani, Agim Bajrami, Hyqmet Hasko, nga Kosova deklamuan poezi: Riza Graçevci, Shefqete Gosalci, Nebi Bunjaku,Xheladin Mjeku, Xhemë Karadaku, Fatime Ahmeti, Ermira Jusufi, Havushe Kosumi, Artina Mehmeti,Zana Pira nga Maqedonia deklamuan poezi : Dr.Sevdail Demiri, Burhanedin Xhemaili, Sadije Aliti, Dr. Zejnepe Alili Rexhepi , nga Lugina e Preshevës deklamuan poezi :Hajrulla Kosumi, Mejdi Shabani , Ismet Bajrami, Jalldëze Kosumi, Demush Berisha , Bilall Maliqi, Herolinda Salihu, Nehat Ramizi, Halim Hasani (aforizma) dhe nga Vranja deklamuan poezi: Zhikica Dimtrijeviq, Nebojsha Petroviq.
Vlen të theksohet kjo orë letrare kishte karakter garues dhe në përbërje të jurisë profesionale ishin: Dr. Nehas Sopaj, Shefqete Gosalci dhe Arsim Halili, ku me vendim unanim vendosën që nga poezitë e lexuara të shpërblehen këto poezi:
Vendi i parë : Dr Zejnepe Alili Rexhepi
Vendi i dytë Hyqmet Hasko
Vendi i tretë Zhikica Dimtrijeviq
Çmimi special ndahet për poetin Riza Graçevci.
Me kaq edhe përmbyllet ky manifestim kulturor “ Kultura na bashkon” kushtuar Qerim Arifit poet nga Presheva. /2L ONLINE/