Pas përfundimit të rrethit të parë të regjistrimit në komunat e Rrethit të Pinjës kanë mbetur edhe 439 vende të lira në shkollat e mesme, ndërsa në 10 paralele janë më pak se 15 nxënës, sa që sipas ligjit është minimumi për formimin e paralelës, ka njoftuar kryetarja komisionit për mbarvajtjen e provimit përfundimtar, Jovica Stevanoviq, shkruan Titulli.com.
Ajo është shprehur se në drejtime të cakutuara në shkollat e mesme në Bujanoc, Tërgovisht dhe Preshevë për herë të parë janë regjistruar “nga një, dy apo tre nxënës”, transmeton Titulli.com.
Sipas të dhënëve të komisionit për mbarvajtjen e provimit përfundimtar në shkollën e mesme’ Sezai Surroi” për drejtimin “Automekanik” ka konkuruar vetëm një nxënës, ndërsa për drejtimin e “Farkëtarisë” konkuruan 2 nxënës.
“Ne kemi problem me paralelet në gjuhën serbe në gjimnaz dhe shkollën teknike në Preshevë. Për regjistrim në gjuhën serbe këtë vit në gjimnaz kanë konkuruar 3 nxënës, ndërsa në shkollën teknike janë lajmëruar 7 nxënës”, ka thënë Stefanoviq.