Ndërmarrja “Moravica” nga Presheva do të përfitojë një kamion të ri për menaxhimin e mbeturinave, raporton Titulli.com. Kamioni do të jetë donacion i Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Zvicrës, nëpërmjet programit Progres, ndërsa vlera e tij është 70.000 euro.
Donacioni do t’i dorëzohet ndërmarrjes “Moravica” të enjten më 18 shkurt në ora 11h para Qendrës së pranimit të refugjatëve në Preshevë.
Në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm Isabel Perih, drejtoreshë e Agjencisë zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim në Serbi,Riçard Masha, shefi sektorit të tretë pranë Delegacionit të BE-së në Serbi, dhe Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Kamioni për grumbullimin dhe menaxhimin e mbeturinave do të ndihmojë në masë të madhe ndërmarrjen komunale për mbajtjen e pastërtisë në qytetin e Preshevës, në të cilin çdo ditë vijnë rreth 2.000 refugjatë.