Para një muaji në qytetin e Bujanocit është vendosur një noter, mirëpo vetëm pas 3 ditësh është shkarkuar pasi nuk ka plotësuar kushtet të punojë me këtë punë, shkruan b92, transmeton titulli.com. Banorët e Bujanocit dhe Preshevës për vëretetimin e kontratave duhet të udhëtojnë deri në Vranjë vetëm për një noteri.
Dera e zyre të noterit në Bujanoc është e mbyllur. Në hyrje të ndërtesës është ngjitur një njoftim se ushtrues detyre është caktuar Olivera Stamenoviq, zyrja e së cilës gjendet në Vranjë.
Deri në fillim të muajit korrik, banorët e Bujanocit dhe Preshevës, marrëveshjet apo kontratat e shitblerjes, martesore, dhuratave apo hipotekës kanë mundur ti kryejnë në gjyqin e Bujanocit edhe atë pa pagesë.
Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi pret që ministria të gjej zgjidhje dhe ti ndihmojë qytetarët e jugut të Serbisë.
Sipas ligjit përkatës, një noter i takon në 25.000 banorë në një qytet. Në Serbi punojnë momentalisht 150 a ka nevojë për 397 noter.