(2L ONLINE) – Referuar herëve të tjera, Gjilani në këtë kohë do të duhej ta kishte të kryer së paku fazën e parë të dezinsektimit hapsinor. Por, automjetet i kompanisë fituese të këtij tenderi, N.T.SH ‘Fauna”, po presin në vendparkimin e tyre, pasi tenderi për këtë shërbim është anuluar nga kreu i komunës, ndonëse nga Kompania në fjalë, thonë se e kishin fituar atë duke i ndjekur procedurat e parapara dhe siç e parasheh ligji.
E, deri tek ky anulim, sipas Menagjerit te ketij departamenti të kesaj Kompanie, erdhi pas një loje politike të pasinqertë mes pozitës e opozitës, që realisht në këtë lojë të tyre, ata harruan qytetarët të cilët i kanë në gojë sa herë që ju duhen, por që tani i lanë ata pa këtë shërbim të DDD-së (Dezinfektim, Dezinsektim dhe Deratizim)
Pozitë e opozitë, në vazhdën e atakimeve të ndërsjella, për ti luajtur rolet e tyre në garën e tyre politike, u kapën edhe rreth këtij tenderi, ku opozita atakonte pozitën se ka dhënë këtë tenderë me një çmim të lartë, e pozita, si duket duke dashtë të tregohet se është e vëmendshme për të mos bërë shkelje, i bindet në njëfarë mënyre opozitës dhe ndërmerr veprim për anulim të tenderit, edhe pse me këtë, sipas drejtuesve të Kompanisë, është bërë shkelje ligjore.
Po ashtu, edhe çmimi i ofertuar me të cilën ishte fituar tenderi, e për të cilën janë “kapur” politikanët, se qenka çmim enormë, në fakt është çmim tregu, bile, siç thotë Menagjeri i departamentit në “Fauna”, krahasuar me komuna tjera, ku kryhet ky shërbim, është edhe më i ulët.
Dr. Bashkim Kurti, Menagjer i departamentit të DDD prane N.T.SH “Fauna”, ka thënë se krejt kjo është një lojë politike, nga e cila erdhi pa të drejtë edhe deri tek anulimi i këtij tenderi e me këtë u dëmtua kompania, që në mënyrë të drejtë e kishte fituar këtë tenderë, në të cilën kishte konkuruar konformë rregullave dhe me këtë anulim qytetarëve iu mohua ky shërbim. Dhe, derisa politika pa dallim, pozitë e opozitë, bënë një lloj paqeje me mushkonja edhe atë në këtë kohë,me to po ballafaqohen qytetarët.
Kurti i ka thënë Portalit Informativ 2L ONLINE, se për shkak të luftës politike, Gjilani mbeti pa shërbime të DDD-së, dhe se e tëra filloi pas “zbulimit” te asamblistit te PDK, në KK te Gjilanit, Riad Rashiti, se procedurat e tenderimit për shërbime të DDD, (Dezinfektim, Dezinsektim dhe Deratizim), qenkan gjoja të manipuluara dhe se çmimi I ofertuar kinse qenka enormë i lartë dhe si i tillë duhet të jetë subjekt i ndonjë hetimi të Prokurorisë. Pa specifikua e as mendua si ekonomist, se kur një mall apo shërbim është I shtrenjte ?!. Ngaqë në të kaluarën ka qenë shumë i lirë, sepse neve na duket çmim i lartë për ta paguar, apo bazuar në të dhënat e tregut, thotë tutje Kurti.
/herëve te kaluara/
“Çmimet e mallrave dhe shërbimeve janë të krahasueshme dhe nuk bazohen në bindjet e individëve, qoftë edhe të atyre me të “shkathtëve”, si në këtë rast, e nisur nga këto është e lehtë për të gjetur në arkivin e KRPP ( http://krpp.rks-gov.net/Default.aspx?PID=Notices&LID=1&PCID=-1&CtlID=SearchNotices&stat=2&PPRCMenu_OpenNode=79), çmimet e çdo pune që behet nëpërmjet operatoreve të ndryshëm ekonomik të çfarëdo lëmie, e nga kjo del e vërteta që çmimi i ofertuar në këtë rast, jo që nuk ka qenë enormë i lartë, por përkundrazi ka qenë më i lirë në Kosovë, krahasuar me territorin dhe numrin e banoreve”, ka thënë Kurti.
Ai si shembull ka marrë Prishtinën, ku kjo punë kryhet me 317 326.62 €, pastaj në Ferizaj – 58 600 €, Podujevë – 39 994.48 € dhe në Gjilan me 53 450.00 Euro. (ose 160 350.00 € për tre vite).
“E keqja tjetër është që Kryetari i Komunës Lutfi Haziri, e falënderon ansambleistin opozitar për “zbulimin” dhe pa bërë as edhe të vetmen analizë apo konsultë, i dëshmon të njëjtit dhe krejt opinionit gjilanas një të vërtetë të panevojshme në këtë rast, që ai dhe administrata e tij nuk janë të përfshirë në asnjë dallavere apo aferë të mundshme korruptive dhe me këtë rast duke shkelur ligjin, urdhëron anulimin e procesit të prokurimit”, thotë tutje Dr.Kurti.
/herëve te kaluara/
Sipas tij, me këtë, qytetarët e Komunës të cilën e drejton ai, i privon nga e drejta për mos qenë të irituar nga mushkonjat ndërsa për nxënësit lejon mundësinë e bartjes se infeksionit, në objekte shkollore e parashkollore nga viti në vit.
Përndryshe, Dr.Kurti tha se ‘N.T.SH. “Fauna”, fituese e këtij projekti në Komunën e Gjilanit, është duke i ndjekur procedurat e ankimimit. Ai është i bindur se të drejtën do ta realizojnë pa më të voglin dyshim, por se shprehet i zhgënjyer se si politika, pa dallim, pozitë e opozitë, di të jetë e papërgjegjshme duke dëmtuar bizneset, në vend që ato të përkrahen, e sidomos ato biznese që janë tatimpagues të rregullt, gjenerojnë vende të punës dhe kanë referenca të mira me punë të kontraktuar jo vetëm nga institucionet vendore, por edhe nga ato ndërkombëtare siç është Komisioni Evropian.
Por, më e keqja, sipas Kurtit, është se me këtë papërgjegjësi të politikanëve, u dëmtuan edhe qytetarët, të cilët për momentin nuk e kanë marr këtë shërbim dhe po “hahen” me mushkonja në vend se të ishin të qetë nga iritimi prej tyre. /2L ONLINE/