Në Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH), është pritur një delegacion nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.
“Nënpërfaqësimi i shqiptarëve në institucionet e sistemit, papunësia më e larta në Serbi, të ardhurat gjashtë herë më të ulëta se mesatarja në Beograd, mungesa e zhvillimit të përshpejtuar ekonomik, mos respektimi i kushtetutës, zbatimi i ligjeve selektivisht, racizmi shtetëror, pasivizimi I adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Preshevë e Bujanoci, ishin pjesë e bashkëbisedimit me drejtuesen e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko e bashkëpunëtoret e saj”, ka thënë Ragmi Mustafi, kryetar i KKSH-së.
Deklarata e plotë:
POZITA E SHQIPTARËVE NË LUGINËN E PRESHEVËS KA DEGRADUAR
Nënpërfaqësimi i shqiptarëve në institucionet e sistemit, papunësia më e larta në Serbi, të ardhurat gjashtë herë më të ulëta se mesatarja në Beograd, mungesa e zhvillimit të përshpejtuar ekonomik, mos respektimi i kushtetutës, zbatimi i ligjeve selektivisht, racizmi shtetëror, pasivizimi I adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Preshevë e Bujanoci, ishin pjesë e bashkëbisedimit me drejtuesen e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko e bashkëpunëtoret e saj.
Pozita e shqiptarëve është e vështirë dhe e rënduar nga injorimi dhe bllokimi i kërkesave të komunitetit shqiptar nga Beogradi zyrtar.
Moslejimi dhe kriminalizimi i përdorimit të simboleve kombëtare tregon për mungesën e trajtimit sistematik e serioze të obligimeve ndërkombëtare dhe masave antidiskriminues.
Sigurisht theksova pengesat në përmbylljen e sigurimit të leje të përdorimit të librave shkollor dhe “brain drain” me mosnjohja e diplomave nga Republika e Kosovës.
Shpërdorimi i mjeteve në kulturë e informim nga konkurset ministrore janë kthim në të kaluarën dhe mos realizim të minimumin standardeve të parapara me ligj.
Tema këto që do duhej të jenë në raportin mbi të drejtat e njeriut dhe pakicave që kjo organizatë pritet të përpilojë. /2LONLINE.com/