• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Kllokot Policia

Hashani: Të përkushtuar në zbatim të ligjit me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve

Redaksia 2LONLINE 15 Maj, 2021 3 min
 Hashani: Të përkushtuar në zbatim të ligjit me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve

Në Policinë e Kosovës të Rajonit të Gjilanit thonë se janë të  përkushtuar në zbatim të ligjit me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se, në vazhdën e luftimit të dukurive negative dhe të mos zbatimit të masav anti COVID-19 Policia e Kosovës bashkë me inspektorët e AVUK-ut kanë kontrolluar disa lokale në Rajonin e Gjilanit, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Sipas tij, në qytetin e Gjilanit në dy raste të veçanta është hasur në parregullsi dhe pronarëve të dy lokaleve në lagjen “Dardania” nga ana e inspektorëve sanitar u janë shqiptuar gjoba.

“Edhe në komunën e Kllokotit, gjatë kontrollit janë gjet parregullsi të theksuara si nga ana e pronarit të një lokali hotelier por edhe të personave që gjendeshin aty, ndaj të gjithëve janë marrë masa të parapara ligjore”, ka  thënë zëdhënësi Hashani, transmeton 2LONLINE.com.

Sipas tij, gjatë 24 orëve të fundit, nga Policia e Kosovës dhe inspektorët sanitar, për shkak të mos respektimit të masave anti COVID, janë shqiptuar gjithsej 63 fletëparaqitje të ndryshme.

“Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që t’i respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë. Ne dhe të gjitha institucionet e shtetit  e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani. /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale anticovid AVUK Gjilan Ismet Hashani Kllokot Policia qytetarëve shëndetit
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia shkëlqen në Turqi me performancën e saj

1 Korrik, 2022
Nacionale

Nga ky muaj edhe fëmijët e lindur në vitin 2014 mund të

1 Korrik, 2022
N'rrjet

FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj

1 Korrik, 2022
Art/Kult

Komuna e Gjilanit iu bashkua minimaratonës humanitare “Vrapo për Autizëm” 2022

1 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj

1 Korrik, 2022

Komuna e Gjilanit iu bashkua minimaratonës humanitare “Vrapo për Autizëm” 2022

1 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për sot e nesër

1 Korrik, 2022

Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni mirëpret në takim shefen e UNMIK-ut, znj. Caroline Ziadeh

30 Qershor, 2022

Komuna e Vitisë furnizon zjarrfikësit me pajisje të nevojshme

30 Qershor, 2022

Italianët trajnojnë pjesëtarët e FSK-së për shpëtim në male

30 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com