Policia e Kosovës, ka bërë me dije se në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit, është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar në rrjete sociale kishte postuar armë zjarri.
“Gjatë kontrollit në një motel te i njëjti, është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 2.9 gramë ndërsa arma e postuar nuk është gjetur”, thuhet në raportin policor.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.