Është luajtur sot finalja e Kupës së Portugalisë mes Porto-s dhe Sporting Lisbone, ku Lisbona ka arritur të fitojnë trofeun pas gjuajtjes së penalltive, teksa koha e rregullt dhe ajo shtesë është mbyllur me rezultatin 2-2.
Porto ka kaluar në avantazh në minutën e 41-të falë golit të Tiquinho Soares, i cili ka festuar me një fanellë të Iker Casillas. Ish-portieri i Real Madrid, i cili ka pësuar një infarkt 1 majin e kaluar, ka qenë i pranishëm në stadium dhe është kapur menjëherë nga kamerat.
Spanjolli ka kërkuar të mbulohej me strehën e kapelës, por nuk ka arritur të fshehë mallëngjimin dhe lotët e tij.
Videoja emocionale e portierit legjendar spanjoll, Iker Casillas, që u detyrua ta lë fushë ne blertë dhe futbollin për shkaqe shëndetë sore po bënë gjiron e botës.
https://www.youtube.com/watch?v=-msd1YV3GnU