Portieri nga akademia e klubit të SC Gjilanit, Petrit Terziu, ka vazhduar me formë fantastike edhe në ndeshjet kualifikuese për “Euro 2020”, në kategorinë e grupmoshave U-19 të Kosovës.
Në ndeshjen kualifikuese që Kosova e zhvilloi kundër Rusisë, portieri i Gjilanit, Terziu, së bashku me bashkëfutbollistët e tjere arritën që të arkëtojnë një pikë nga barazimi 1:1, transmeton 2LONLINE.com.
Portieri gjilanas shfaqi një paraqitje mjaft të mirë duke qenë vendimtar me disa pritjet e tij, të cilat rezultuan që skuadra përfaqësuese të mos dal e mposhtur nga kjo përballje.
“SC Gjilani, e inkurajon portierin e ri që të vazhdoj me punë dhe paraqitije të tilla, duke i dëshiruar sukses atij dhe skuadrës sonë përfaqësuese, në duelet në vijim në kuadër të kualifikueseve për grupmoshat përkatëse”, thuhet në njoftimin e SC Gjilanit.