Portieri i Kosovës Samir Ujkani ka nënshkruar kontratë me skuadrën italiane, Torino. Ujkani do të jetë zgjedhja e dytë në portën e këtij klubi, pasi zgjedhja e parë është Salvatore Sirigu.
Mediumet në Itali bëjnë të ditur që 31 vjeçari është pajtuar me drejtuesit e klubit torinez për të nënshkruar kontratë 1 vjeçare.