Kombëtarës së Bullgarisë, me rezultat 1:1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.Në këtë ndeshje numri një i portës së Kosovës, ishte super talenti i Manchester City, Arijanet Muric.
Kjo është ndeshja e tretë e Muric si startues për Kosovën dhe edhe në këtë ndeshje tregoi potencial.
Aro nuk u testua po thuajse fare nga sulmi i kombëtares bullgare dhe në statistikat e UEFA-së, Murici ka një statistikë interesante me plot 36 pasime në ndeshje. Sipas këtij publikimi, portiere i Kosovës lë prapa 10 lojtarë të Bullgarisë me numrin e pasimeve.