Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtori rajonal i policisë në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije për një rast mashtrimi që ka ndodhur në Gjilan.
Nënkolonel Shaban Azizi ka thënë se ankuesi ka deklaruar se është mashtruar nga një person i panjohur, pasi që përmes internetit ka porositur një makinë bujqësore dhe ka bërë pagesë 3900€, përmes bankës, por pas pagesës së bërë personi i dyshuar nuk i është përgjigjur fare.
Në konsultim me Prokurorin, rasti procedohet në Krime Ekonomike.