/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije për një aksident me lëndime të rënda, që ka ndodhur në fshatin Ponesh të Gjilanit. Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan, ka bërë me dije një fëmijë i lindur me 2005 që është goditur nga një veturë dhe ka marrë lëndime të rënda. Viktima është dërguar në QSUK për trajtim mjekësorë. Vozitësi është ndalë për 48 orë me vendim të Prokurorit. /2L ONLINE/
fotoilustruese