Ç’burgosja e ndjenjës nga padituria dhe robëria janë virtytet bazë që një komb të filloj rrugën e lirisë, dhe se njeriu nuk ka detyrë më të lartë se sa kërkimin dhe mbrojtjen e lirisë.
Me që njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë njerëzimit, është themel i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë, mos respektimi dhe shkelja e të drejtave të njeriut çonte në veprime barbare, fyen ndërgjegjen njerëzore dhe me që krijimi i një bote në të cilën njerëzit do të gëzojnë lirinë, lirinë e fjalës, lirinë nga frika, dhuna, skamja, janë shpallur si aspiratat më të larta të njerëzimit. Është qenësore që të drejtat e njeriut të mbrohen nga sistemi juridik ku do të sundoj ligji, që njeriu të mos shtrëngohet, shtypet në robëri që të vjen deri te rebelimi e kryengritja kundër tiranisë, robërisë dhe shtypjes duke përdorur atë si mjet të fundit.
Duke pasur parasysh se ndryshimet rrënjësore që janë bërë në historinë e Evropës, kanë treguar se mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe pakicave kombëtare është thelbësore për stabilizimin, sigurinë demokratike dhe për paqen në këtë kontinent. Një shoqëri pluraliste dhe vërtet demokratike, jo vetëm që duhet ta respektoj identitetin etnik, kulturor, gjuhësor të çdo personi apo pakice kombëtare por edhe të krijoj kushte të përshtatshme që ua mundëson atyre ta shprehin, ta ruajnë dhe ta zhvillojnë këtë identitet. Krijimi i një klime të tolerancës e të dialogut është e nevojshme që shumëllojshmëria kulturore të jetë burim dhe faktor i pasurimit të çdo shoqërie, e jo ndarje dhe realizim i një Evrope me vlera të larta si tolerante dhe respektuese e të drejtave të njeriut, nuk varet se sa shteti me plotë gojën hapur thirret në demokraci, siç është Serbia por se sa shteti nga afër respekton liritë dhe të drejtat e njeriut, se fundja jemi në shekullin XXI, ku popujt dhe kombet duhet të jetojnë në një fqinjësi miqësor me njëri tjetrin.
Jo rastësisht e fillova këtë shkrim me disa nga parimet e OKB-së, e Konventave për të drejtat e Njeriut, duke marrë si shkas për realitetin e hidhur politik në Preshevë, Bujanocë dhe Medvegjë. Gjendja politike në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është e rëndë si pasoj e represionit policor e ushtarak të Serbisë që po ushtron në këtë rajon të banuar me popullatë shqiptare. Serbia si shkelëse e të gjithave normave ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut në Luginë duke diskriminuar shqiptarët në çdo sferë të jetës, që nga e drejta për të jetuar i lirë, pa frikë pa dhunë e represion, lirisë së shkollimit së gjuhën amtare, lirisë së përdorimit të simboleve kombëtare, lirisë për të drejtat e tyre elementare politike, është shteti më autoritar në rajon ndaj dhe shkelësja më e madhe e këtyre të drejtave elementare. Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë tri qytetet shqiptare që po përballen me forma më perfide të spastrimit etnik atë edhe gjatë shekullit XXI, ku tashmë Medvegja është spastruar nga popullata shqiptare dhe ajo e Preshevës dhe Bujanocit afërsisht janë përgjysmuar për vetëm një periudhë pesëmbëdhjetë vjeçare.
Ky rajon më i militarizuar i Ballkanit për kokë të banorit, vetëm që të ngjallin frikë e pasiguri dhe të prodhojnë dhunë e mbanë të stërngarkuar ushtarakisht këtë rajon Serbia.
Varfëria e qëllimshme është sanksionuar me Konventën e Gjenevës si forma më e egër e gjenocidit ku shteti serb ka politik speciale në këtë drejtim duke zbatuar në këto tri Komuna shqiptare. Serbia në mënyrë shumë moderne e të heshtur po realizon aspiratat e saja shoveniste kundër shqiptarëve të kësaj ane, këtu duhet shtuar faktin se këtë shpërngulje me elemente të gjenocidit në mënyrë të heshtur po e aprovon e gjithë klasa politike në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe pjesë të përgjegjesisë historike bart gjithsesi edhe Prishtina dhe Tirana, ku asnjëherë deri më tani nuk kanë ngritur zërin nëpër instanca e mekanizma ndërkombëtarë vendimmarrëse.
Se sa është klasa politike e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në nivelin e përgjegjësisë historike këtë më së miri e dëshmojnë rrethanat politike që po mbretëron në këtë rajon, si një epokë e errët e vazhdimësisë së robërisë historike, është për të ardhur keq se sa të paditur politikisht janë dhe sa injorantë janë para sfidave me të cilat duhen të përballen, me një fjalë me një nivel të ultë për të mos thënë subjekte e liderë pa ngritje elementare të vetëdijes kombëtare.
Është e rrugës që shqiptarët të lënë me një anë mendimet e tyre të pathemelta edhe dëshpëruese, për hir të lirisë së kombit tonë të copëtuar padrejtësisht, do të ishte me interes të iu referohem letrës së Edit Durhamit që i’a drejton Parashqevi Qirijazit më 20 Maj të viti 1917 ku ndër të tjera thekson se ,,armiku i shqiptarëve është vetvetja”. Shumë kisha dashur për të shpresuar që më 28 Nëntor për një unifikim politik të klasës politike, ku duhej t’i shërbej si parim bazë që për çështjen madhore, e kam fjalën për të drejtat e shqiptarëve dhe ambiciet politike të shqiptarëve të jenë të unifikuar, dhe jo të veprojnë si deri më tani duke luftuar njëra tjetrën në forma të ndryshme edhe atë gjithnjë duke pasur edhe gatishmërinë e Beogradit që të mbështes ndonjërën nga ato, për të iu kundërvënë palës tjetër.
Subjekte të cilat vetëm e vetëm për disa funksione të pushtetit lokal, dhe një rrogë janë në gjendje me vetëdije të i dëmtojnë interesat e popullit shqiptarë. Në këtë aspekt Tirana dhe Prishtina duhet treguar gatishmeri them hipotetikisht për t’i qortuar veprimet e këtyre liderëve që përfaqësojnë jo më shumë se nga një lagje as me më shumë se nga një elektorat nga pesëmijë banorë duke pasur parasysh numrin e banorëve dhe numrin e shumët të subjekteve politike që janë.
Vlen të ceket se viteve të fundit me politikën shumë dinake të Vuçiqit, thuaj se të gjitha subjektet politike në Luginë, kanë rënë në grackat e tij, duke iu bërë favore të caktuara Beogradit, kurse në anën tjetër duke e dëmtuar çështjen shqiptare.
Një dukuri endemike në Ballkan ajo e korrupsionit por në këtë rast në Luginë ka një konotacion të qëllimshëm politik të dirigjuar nga nga shteti serb dhe qarqe të caktuara, edhe pse shteti serb në mënyrë të hapur në aspektin ekonomik na diskriminon, kjo lë shumë të kuptoj pasi Komunës së Preshevës i ndahet një buxhet shumë i ultë, afërsisht sa një qytetëz e vogël serbe që ka buxhetin në Kosovë, kësaj çështje kur të i’a vëmë shkallën e lartë të korrupsionit të subjekteve politike shqiptare në qeverisjen lokale me direktivat e shtetit serb që të keqpërdoret ai pak buxhet në mënyrën më të madhe të mundshme dhe në mënyrë që Serbia ti arrijë objektivat e saj politike kundër kësaj popullate, atë të shpërnguljes.
Kjo klasë politike tregon më së miri pavullnetin politik të subjekteve politike shqiptare se nuk janë të interesuara as edhe një pikë për të shtyrë përpara çështjen e arsimit me tekste nga Tirana e Prishtina, ku janë nxënësit e fundit në kontinentin evropian që iu mohohet kjo e drejtë elementare, derisa tash së fundi po hapen paralele shqipe edhe në Ukrainë për fëmijët shqiptar, këtu duhet përqendrime më të mira strategjike të Prishtinës dhe Tiranës pasi që vetëm Serbia dhe Turqia ia mohojnë dhe luftojnë shkollën shqipe.
Përpjekjet e fundit nga Myftinia e Preshevës në bashkëpunim me Myftinin e Republikës në Beograd dhe nga një organizatë joqeveritare turke, që të themelojnë Qendrën Islamike në Preshevë, është e dëmshme dhe me qëllime pan-slaviste e pan-islamiste dhe në dëm të çështjes shqiptare, këtu duhet inkurajuar Shoqatën për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore që e kundërshtoi këtë përpjekje. Këtë dukuri mundesh të e vëresh posa të futesh në Preshevë ku shihet se sa kanë investuar në objekte fetare konkretisht në këtë rast në Xhami, të mbushet mendja se je në Arabi, e jo në një tokë shqiptare evropiane, të gjitha këto kanë një sqarim se kështu i shkohet për shtati politikës së Beogradit, projektit të Vasa Çubrilloviqit, që shqiptarëve lejoja fenë, atë qoftë nevoja duke ndikuar përmes Imamëve, por assesi gjuhën shqipe, historinë e kulturën e tyre shqiptare.
Prishtina duhet që të ndaloj rreptësisht dhënien e shtetësisë banorëve të Luginës pasi kështu po i bie që vet Prishtina do t’i kontribuoj shpërnguljes së popullatës, duhet të krijoj modalitet të pranueshme ndërkombëtarisht edhe për ata qytetarë që gjenden në Kosovë por mbi të gjitha të kontribuoj për kthimin e tyre në vendlindje, dhe përkrahjen në sferat të ndryshme kulturore e ekonomike, kur dihet që Beogradi për serbët e Kosovës ka një buxhet të veçantë milionëshe e Prishtina e Tirana nuk kanë asnjë centë në këtë drejtim e madje as që kanë ndonjë plan konkret deri me tani.
Mundësit e vogla shpesh janë fillimi i mundësive të mëdha, duhet tregohet Prishtina e kujdesshme shumë në raport me çështjen e Luginës dhe të shpreh gatishmërinë më të madhe me Tiranën dhe bashkësinë ndërkombëtare që të fillohet një raund i bisedimeve për këtë pjesë, pasi që një rrezik i një konflikti është shumë evident duke pasur parasysh orientimin e Sërbisë sa pro-evropian aq edhe pro-ruse, dhe prezenca Ruse është shumë evidente në Ballkan dhe shumë e interesuar për destabilizim dhe këtu kur e marrim për bazë edhe shkallë e terrorizmit global në këtë rast rëndësia strategjike e Preshevës si nyje ballkanike është një sfidë dhe mundësi e një krize ndërkombëtare. /2L ONLINE/
Valon Jashari – Ish-Kryetar i Lëvizjes së Lirisë, lëvizje politike që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe ish i burgosur nga EULEX-i në grupin e Dobrosinit siç njihet, dhe tani ende në këtë proces gjyqësor të papërfunduar.