Sot, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë, drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Rashit Qalaj bashkë me stafin e tij priti në takim z. Sasho Tasevski, drejtor i Sigurisë Publike të Maqedonisë së Veriut, i cili po ashtu ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.
Takimi i realizuar kishte për qëllim konfirmimin e bashkëpunimit të të dy policive në angazhimet ku përfshihet: bashkëpunimi ndërkufitar, koordinimi i ndërsjellë dhe mbulimi i përbashkët i kufirit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës si dhe shkëmbimi i informacioneve me interes të përbashkët për parandalim të kriminalitetit.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi u diskutua edhe lidhur me përgatitjet dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta rreth planifikimit të masave për siguri në lidhje me sigurimin e ndeshjes së futbollit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës gjatë 2020-ës, si dhe çështje tjera me interes të përbashkët.