DYLON

Gjest human i qytetarit i cili pasi gjen një portofol e dorëzon në Policinë e Kosovës

Gjest human i qytetarit i cili pasi gjen një portofol e dorëzon në Policinë e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti në komunitet i Policisë së Kosovës të Stacionit Policor Klloko me 05.12.2022 rreth orës 17:15 ne Stacionin Policor Kllokot , kanë pritur personi Xh. R. nga një fshat i Komunës së Vitisë i cili sjell një portofol që e kishte gjetur afër marketit “Viva-Fresht” në Kllokot .

Ne portofol kishte një shumë parash ( 735 euro dhe 100 franga Zvicrani ) si dhe (2)dy kartela bankare .

EkoHigjiena

Policia e Kosovës kanë arrit që në bazë të kartelave bankare ta identifikojnë dhe thrrasin personin që e kishte humbur portofolin ( ai ishte duke qëndruar në Banjën e Kllokotit për rehabilitim ).

Në prezencë të policisë në stacionin policor në Kllokot , portofoli i gjetur i kthehet pronarit legjitim.

Personi që kishte humbur portofolin , ka falënderuar personin që kishte gjetur atë , njëherit ka falënderuar edhe Policinë e Kosovës për sjelljen e tyre korrekte ./2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.