Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije se Policia e Kosovës në kuadër të projektit “Bullizmi”, sot ka vazhduar me ligjërata nëpër shkollat fillore të komunës së Gjilani.
“Në kuadër të projektit “Bullizmi” njësia policisë për komunitet pran stacionit policor në Gjilan, në vazhdën e zbatimit të Strategjisë “Policia në Komunitet” udhëhequr nga rreshtere Sadetet Sadiku, kanë vazhduar me ligjërata nëpër shkolla në Komunën e Gjilanit. Ligjërata e radhës është mbajt ne shkollën fillore “Sadullah Brestovci’ në Gjilan me nxënësit e klasave të gjashta dhe të shtata”, ka thënë Hashani.
Sipas tij, nxënësit kane marrë njohuri rreth kësaj teme dhe janë shprehur të kënaqur me ligjëratën dhe njohurit e fituara.
“Policia e Kosovës synon dhe vepron në krijimin e një ambienti të qetë për të gjithë qytetarët e saj”, ka thënë toger Hashani. /2LONLINE.com/