DYLON

Në Gjilan realizohet plani policor: “Siguria në komunikacion dhe masat anti-covid”

Në Gjilan realizohet plani policor: “Siguria në komunikacion dhe masat anti-covid”
Avatar photo Redaksia

“Në vazhdim të zbatimit të masave të sigurisë në komunikacionin rrugor, njësitë e Policisë së Kosovës të  komunikacionit rrugor më DRP Gjilan kanë realizuar aktivitetin në rajonin e Gjilanit, në parandalimin e aksidenteve në komunikacion, dhe realizimit të planit operativ  “anti-COVID -19””., ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan .

Ai ka bërë e dije se në fokus kanë qenë: zbatimit të detyrave për kundërvajtje si: tejkalimi në vijë të plotë ku është i ndaluar tejkalimi, mospërdorimi i rripit të sigurisë, përdorimi i telefonit  gjatë ngasjes së automjetit, mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, mos mbajtja e distancës gjatë lëvizjes, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit – gomat dimërore, kalimi i afatit të regjistrimit të automjetit, dhe kundërvajtje të tjera bazuar në Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor.      

EkoHigjiena

Gjatë këtyre kontrolleve nga ana e njësiteve të trafikut rrugor për periudhën 15-22 nëntor 2021, për  kundërvajtjet të cekura më lartë edhe të tjera janë  shqiptuar  gjithsej 667 tiketa trafiku.  

Duke u bazuar ne Planin Operative COVID -19 ku është parapare kontrollimi edhe I autobusëve NJRKRR-gjate javës :15-21.11.2021 ka kontrolluar 20-autobusa dhe ka shqiptuar 34 tiketa për pasagjeret te cilët janë hasur pa maska mbrojtëse gjate udhëtimit.

“Policia e Kosovës duke zbatuar ligjet e aplikueshme synon në krijimin e një ambienti të qetë për të gjithë qytetarët e saj”, ka thënë toger Ismet Hashani. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.