Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të Policisë Ushtarake ( PU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës, një ekip i PU të FSK-së ka realizuar aktivitetin e përbashkët me Karabinierët Italian “ITA 12” me qëllim të shkëmbimit të përvojave ushtarake në mes të dy vendeve, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Aktiviteti i realizuar në Gorizia të Italisë, vjen si rezultat i bashkëpunimit të mirëfilltë ndër institucional në mes Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe të Italisë, përvojë e cila e ndihmon Policinë Ushtarake të FSK-së në kryerjen e detyrave bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi për Forcën e Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/