DYLON

UKZ i pari nga universitetet në Kosovë që ka filluar hartimin e Planit të Integritetit

UKZ i pari nga universitetet në Kosovë që ka filluar hartimin e Planit të Integritetit
Avatar photo Redaksia

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është i pari nga Universitetet në Kosovë që ka filluar punën për hartimin e Planit të Integritetit.

Në pajtim me nenin 25 të Ligjit nr.08/l-017 për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe në përputhje me “Metodologjinë e Planeve të Integritetit” të cilat obligojnë të gjitha institucionet të hartojnë dhe miratojnë planet e integritetit, UKZ do të hartojë Planin e Integritetit për periudhën 2024 -2026.

EkoHigjiena

Plani i integritetit është një dokument i brendshëm tre vjeçar dhe përditësohet çdo vit. Është një proces i dokumentuar për të vlerësuar nivelin e cenueshmërisë së integritetit brenda Institucionit, i cili ofron masa për të arritur objektivat e menaxhimit të institucionit.

Plani rithekson përkushtimin e institucionit për të shtuar dhe fuqizuar kontrollet ekzistuese operative në të gjitha aktivitetet brenda fushëveprimit të Universitetit.

Plani përshkruan masat e bazuara në rrezik për arritjen e objektivave dhe forcimin e sundimit të ligjit, si dhe vlerat dhe standardet profesionale.

Për të hartuar planin e integritetit Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka caktuar Luljetë Berisha, zyrtare përgjegjëse për menaxhimin e përgatitjes dhe zbatimin e Planit të Integritetit, po ashtu është formuar edhe grupi punues për përpilimin e planit në përbërje të personave përfaqësues të të gjitha njësive administrative dhe akademike, koordinatore e së cilës është Kosovare Shabani.

Për hartimin e planit në fjalë është mbajtur punëtori me ekspertin Bekim Baliqi e organizuar nga Lëvizja FOL.

Gjatë punëtorisë janë dhënë informata të përgjithshme se çka është Plani i Integritetit, çfarë qëllimi ka dhe çka përmban. Janë diskutuar vlerësimet e nevojave dhe identifikimi i rreziqeve në institucion, përcaktimi i masave, zbatimi i afateve për zhvillim, identifikimi i sfidave dhe mundësive në miratim, monitorimi, mbikëqyrja dhe rishikimi, si dhe diskutim mbi praktikat aktuale të finalizimit të agjendës së veprimit për planin e integritetit institucional. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.