Policia e Kosovës edhe përgjatë 24 orëve të fundit ka vazhduar me kontrollet rreth respektimit të masave antiCovid-19.
Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 791 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat e marra nga institucionet shëndetësore për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Sipas policisë, ruajtja e rendit dhe sigurisë publike si dhe parandalimi dhe luftimi i pandemisë Covid-19, vazhdon të mbetet një ndër objektivat kryesore të Policisë së Kosovës.
“Policia e Kosovës me zyrtarët e saj, në bashkëpunim edhe me inspektorët e AUV, në të gjitha rajonet e Kosovës po punojnë me përkushtim që edhe pas kufizimit të qarkullimit, të zbatohen vendimet e marra nga autoritete shtetërore në mënyrë që menaxhimi i masave dhe kufizimeve të jetë sa më efikas, në interes të shëndetit publik”, thuhet në njoftimin e policisë.
Përndryshe, në Kosovë numri i rasteve aktive me koronavirus është 6.559. /2LONLINE.com/