Policia e Kosovës ka bërë me dije se si pasojë e kushteve atmosferike është rrëzuar një vinç me ç’rast ka rënë mbi një automjet në lëvizje, ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre persona një mashkull dhe dy femra kosovare të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit. Rasti nen hetime.
Njoftimi i plotë i policisë:
Ju njoftojmë se më datën 28.07.2022, rreth orës 19:15 në qytetin e Gjilanit ka pasur erëra të forta dhe shi, ku nga erërat e forta kanë pësuar lëndime në njerëz dhe dëme materiale të konsiderueshme.
Në rrugën “Lufta e Gjilanit 44”, ka rënë një krane (Vinç) mbi një veturë .
Vetura e cila ka qenë në lëvizje e tipit Mercedes, Pikap, me tabela vendore, në veturë kanë qenë tre persona, Shqiptarë/Kosovarë, ku sipas mjekut gjendja e tyre është stabile, në qendër të qytetit kemi edhe një person të lënduar, Shqiptarë/Kosovarë, gjendja është stabile, të gjithë të lënduarit janë duke u trajtuar në Emergjencë-Gjilan.
Në teren janë angazhuar të gjitha njësitet emergjente, policia, zjarrfikëset, ndihma e shpejt dhe njësitet e KEDS-it, për moment gjendja është stabile, vërshime deri në këto momente nuk kemi të raportuar dhe të gjitha rrugët janë të qarkullueshme. /2LONLINE/