DYLON

FC Drita e përfundoi rrugëtimin e saj në Ligën e Konferencës

FC Drita e përfundoi rrugëtimin e saj në Ligën e Konferencës
Avatar photo Redaksia

FC Drita nuk ia doli të vazhdojë tutje ëndrrën evropiane për të kaluar tutje në rrethin tjetër të garës, pasi janë mundur në ‘Fadil Vokrri’ nga skuadra belge Royal Antwerp, me rezultat 0-2, në ndeshjen kthyese.

Rikujtojmë se ballafaqimi i parë ishte mbyllur pa gola.

EkoHigjiena

Përndryshe, futbollistët e Dritës të përkrahur nga ‘Intelektualët’, që anuan me thellësi të zemrës për skuadrën e tyre,  luajtën me  gjithë shpirt por nuk ia dolën. Pjesëloja e parë u mbyll pa gola, por në pjesën e dytë, konkretisht minuta e 53, ishtepikërisht një shqiptar, por në anën belge, laurit Krasniqi i cili tundi portë ne bardhekaltërve, për ta kaluar skuadrën belge në avantazh dhe në minutat shtesë (90+7), ndonëse u kërkua barazimi, edhe edhe goli i dytë i belgëve, përmes Balikwisha,  për 0 – 2.

Ishte ky rezultat me të cilën edhe u përmbyll ndeshja dhe aventura evropiane e Dritës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.