Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 8 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 41 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, 12 me lëndime dhe 28 me dëme materiale, por pa të lënduar.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 15 persona, 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/