DYLON

Në Ditën Botërore të Zemrës, kryetari Hyseni i bashkohet aktivitetit të vetëdijësimit të Klubit Rotarian “Gjilani” për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve

Në Ditën Botërore të Zemrës, kryetari Hyseni i bashkohet aktivitetit të vetëdijësimit të Klubit Rotarian “Gjilani” për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në Ditën ndërkombëtare të zemrës, i është bashkangjitur aktivitetit të vetëdijësimit në qendër të qytetit, i organizuar nga Klubi Rotarian “Gjilani”, i cili ka për qëllim ta mbrojë shëndetin e qytetarëve dhe për t’i parandaluar sëmundjet e ndryshme.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, pasi përgëzoi klubin rotarin për inicitivën, ka thënë se preventiva nënkupton që do të jetojmë më të shëndetshëm dhe më mirë.

EkoHigjiena

“Sot i jam bashkuar aktivitetit për shënimin e Ditës ndërkombëtare të zemrës dhe pas kontrollit nga doktori e kuptova që zemrën e kam mirë dhe fatmirësisht shenjat janë se do të jetoj gjatë. E rëndësishme është që klubi rotarian në Gjilan dhe profesionistët shëndetësorë po vazhdojnë të kontribuojmë për të mirën e shoqërisë, ku po bëjmë thirrje dhe po mundohemi që t’i edukojmë sa më shumë për zemrën, ndërkohë që ruajtja dhe kujdesi për të është jashtëzakonisht e rëndësishme. Preventiva nënkupton që do të jetojmë më të shëndetshëm dhe më mirë”, ka thënë kryetari Hyseni.

Kryetari i Klubit Rotarian “Gjilani”, Fadil Rrahmani, ka thënë se kanë vendosur që ta shënojnë këtë aktivitet në mënyrë që sadopak të vetëdijësohen qytetarët për ta mbrojtur shëndetin e tyre.

Ndërkaq, kardiologu Besim Guda ka përgëzuar klubin rotarian për këtë kampanjë vetëdijësimi rreth problemeve shëndetësore dhe zemrës.

“Besoj që kjo kampanjë është shumë e rëndësishme dhe e dobishme për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tanë. Kryesorja dhe më e rëndësishmja është prevenca, në mënyrë që të mos vije deri te shfaqja e sëmundjeve”, ka thënë dr. Guda.

Ndryshe, aktiviteti ka përfshirë matjen e tensionit të gjakut e glikeminë, derisa qytetarëve u janë shpërndarë fletushka lidhur mbi atë se çfarë është dobësia e zemrës, cilët janë faktorët e rrezikut, ankesat, pse duhet të trajtohet dobësia e zemrës, procedurat dhe kohëzgjatja e trajtimit dhe kontrolla përcjellëse. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.