Për çdo 24 orë, nga Policia e Kosovës, raportohet për gjobat që shqiptohen për qytetarë që nuk po i respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore ndaj COVID-19. Janë 575 të tilla që iu janë shqiptuar qytetarëve që kanë ra ndesh me këtë ligj, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Po ashtu policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 270 tiketa për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.
Ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë shkaktuar 22 aksidente me të lënduar dhe 30 aksidente me dëme materiale.
Janë arrestuar 23 persona, 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/